
Një postim që po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale pretendon se viti 2026 ka të njëjtin kalendar si viti 1914 – viti kur nisi Lufta e Parë Botërore – duke ngritur aludime dhe krahasime historike.
Por sa qëndron ky pretendim?
Sipas llogaritjeve të kalendarit Gregorian, është e vërtetë që disa vite mund të kenë të njëjtën shpërndarje ditësh në javë. Kjo ndodh sepse kalendari përsëritet në cikle të caktuara. Në këtë rast, 2026 dhe 1914 rezultojnë të kenë të njëjtin renditje ditësh (p.sh. 1 janari bie në të njëjtën ditë të javës).
Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo është një përputhje matematikore dhe nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet historike. Fakti që 1914 shënon fillimin e një konflikti global nuk do të thotë që një vit me të njëjtin kalendar sjell të njëjtat zhvillime.
Postimi në fjalë shihet si një shembull tipik i interpretimit të gabuar të fakteve, duke lidhur rastësi kalendarike me ngjarje historike për të krijuar efekt sensacional.
Po, 2026 dhe 1914 kanë kalendar identik – por çdo lidhje me historinë apo parashikime është thjesht spekulim.



