Në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve pranë QSUNT ka nisur një provë klinike për trajtimin e miopisë tek fëmijët, duke përdorur pika atropine me përqendrim të ulët.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kjo metodë synon të ngadalësojë progresin e miopisë, duke ndihmuar në kontrollin e rritjes së numrit të syve dhe në parandalimin e komplikacioneve në të ardhmen.

Sipas njoftimit, në këtë program mund të përfshihen fëmijë të moshës 3 deri në 18 vjeç, të cilët vuajnë nga miopi progresive.

Afati për paraqitje është deri më 31 mars 2026, ndërsa prindërit që janë të interesuar mund të aplikojnë për përfshirjen e fëmijëve në këtë provë klinike.

Kjo iniciativë shihet si një mundësi e re për trajtimin dhe kontrollin e një prej problemeve më të përhapura të shikimit tek të rinjtë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu