Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi dyshohet se plagosi me thikë një 48-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Barrikadë”, ku shtetasi me inicialet A.T. ka goditur me mjet prerës shtetasin D.N., 48 vjeç.

Policia bën me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet kanë shkuar në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu