Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në tryezën e diskutimeve për zgjedhjet e reja në Kosovë janë vendosur disa data të mundshme.

Pas takimit me presidenten, Haradinaj deklaroi se 5 prilli, 12 prilli dhe 19 prilli janë tre opsionet kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Janë opsion datat prej 5, 12 dhe 19 prill, mund të ketë edhe datë tjetër”, u shpreh Haradinaj para mediave.

Ai kritikoi gjithashtu Lëvizjen Vetëvendosje për mungesën në takim, duke e cilësuar këtë veprim si të papërshtatshëm në një moment të rëndësishëm për vendin.

Sipas tij, mospjesëmarrja e kësaj force politike dhe adresimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese për dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit është një veprim i papranueshëm.

“Ndjesi e keqe ishte mospjesëmarrja e VV-së. Mosardhja e tyre sot është një lloj fyerje për vendin dhe institucionet. Adresimi në Gjykatën Kushtetuese është një fyerje në vetvete, një tallje me proceset”, deklaroi Haradinaj.

Kosova po përballet me një situatë të tensionuar politike pas dështimit për të zgjedhur presidentin, çka mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu