Kryetari i P D, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në ditën kur në Kuvend do të diskutohet imuniteti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh se përgjegjësia për zhvillimet politike në vend u takon qytetarëve, duke theksuar se, sipas tij, partnerët ndërkombëtarë kanë bërë maksimumin e tyre në raport me shtetin ligjor dhe procesin e integrimit.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për, siç tha, largim nga rruga e integrimit europian dhe për afrim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Ftoj çdo shqiptar, ditën e diskutimit të imunitetit të Lubi Ballukut, të gjithë tek parlamenti”, deklaroi Berisha, duke e cilësuar këtë moment si një betejë për të ardhmen europiane të vendit.

Sipas tij, integrimi në Bashkimi Evropian mbetet “fati i Shqipërisë”, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të bashkohen për ta mbrojtur këtë proces.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu