Një moment i komentuar gjatë mbrëmjes së cover-eve në Festivalin e Sanremos 2026 ka qenë puthja mes Levante dhe Gaias në fund të interpretimit të këngës “I maschi” të Gianna Nanninit.

Megjithatë, ndryshe nga sa ndodh zakonisht me momente të tilla në skenën e Aristonit, regjia nuk e mbajti planin, por e largoi menjëherë fokusin e kamerës. Pavarësisht kësaj, fotografia e momentit u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke u bërë virale brenda pak minutash.

Në internet kanë shpërthyer kritika ndaj regjisё së transmetimit, me shumë përdorues që kanë vënë në dukje se momenti u “prerë” shpejt nga transmetimi zyrtar. Të tjerë e kanë cilësuar reagimin si të panevojshëm, duke theksuar se festivali ka qenë gjithmonë hapësirë për liri artistike dhe ekspresion.

Në skenë, atmosfera mbeti e lehtë dhe plot humor. Moderatorët Carlo Conti dhe Laura Pausini reaguan me batuta, ndërsa publiku në sallë duartrokiti performancën.

Pavarësisht polemikave, momenti është kthyer në një nga episodet më të diskutuar të këtij edicioni të Sanremos.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu