Nga Klodian Tomorri
Vendosja e tarifave publike ne monedha te tjera nga leku eshte e paligjshme. Qartesisht e paligjshme.
Tarifat e kalimit ne autostrada jane tarifa publike sepse vendosen mbi nje sherbim qe buron nga nje e drejte ekskluzive publike. Ato nuk mund te jene ne monedhe tjeter, pervecse lekut.
Keta e nisen kete histori me rrugen e Kombit dhe pastaj e vazhduan me te gjitha te tjerat. Thumane-Kashar, me vone do jene segmentet e tjera, Kashar-Rrogozhine, Lekaj-Fier dhe Verra e Llogarase. Te gjitha keto do t’i kene tarifat ne euro.
Ligji per Banken e Shqiperise, neni 33 thote shprehimisht: Njesia Monetare ne Republiken e Shqiperise eshte lek-u.” Ose rrezoni tarifat ne euro ose rrezoni ligjin e Bankes se Shqiperise.
Nuk mundet qe ministria e Infrastruktures te dale me njoftim dhe te thote pa pike turpi se tarifa tek tuneli i Llogarase do te jete 5 euro, ose tarifa ne Thumane Kashar do te jete 2.1 euro.
Kjo praktike duhet te marre fund. Sepse pastaj ndodh ajo historia, qe nuk merret vesh se me cfare kursi kembehet euro me lekun.
Nga njera ane Banka e Shqiperise thote po bej deeuroizim te ekonomise, nga ana tjeter keta vendosin tarifa publike ne euro. Shkoni provoni nje here te paguani kafe ne euro ne Kroaci, kur t’ju mbajne peng derisa te gjeni zyre kembimi dhe te paguani ne monedhen zyrtare.
Banka e Shqiperise nuk duhet te heshte dhe te fus koken si struci, por duhet te ngreje zerin perballe kesaj cmendurie. Madje kjo duhet penguar edhe me gjykate.
Se dyti, marifeti i pershtire i tarifave qe shpallen pa tvsh duhet te marre po ashtu fund. Qytetareve u duhet thene se cfare cmimi do te paguajne, qe ne shpalljen e tenderit, jo te mashtrohen me marifete xhambazesh. Se thuhet 2.1 euro me te madhe dhe pastaj del qe eshte 270 leke.
Qeveria nuk mund te sillet si tregtar matrapaz me qytetaret e saj. Keta e thone enkas ashtu qe te duket si pak, a thua se nuk e shohin njerezit kur shkojne dhe paguajne.
Me kete llogjike i bie qe kur qytetaret te shkojne te blejne buke ne dyqan t’u thuhet kushton 80 leke pa tvsh. Ose ose, 20 leke pa tvsh, pa tatim fitimi, pa krah pune dhe pa kosto energjie. Se kjo nuk ka me fund pastaj.