Sali Berisha, ka publikuar dëshminë e një prindi, i cili pretendon se djali i tij i mitur është arrestuar pas protestës, ndërsa në çantën e shkollës, sipas tij, i janë futur molotovë nga një person i panjohur.

Sipas rrëfimit të prindit, i mituri dhe kushëriri i tij 14-vjeçar ndodheshin pranë zonës së Lanës dhe Ura e Tabakëve, kur një person, që ata nuk e njihnin, u ka futur sende në çantën e shpinës dhe u ka kërkuar t’i hidhnin në drejtim të protestës. Më pas, sipas pretendimit, djemtë janë ndaluar nga persona civilë dhe janë arrestuar.

Berisha deklaroi se janë ndaluar dhe shoqëruar mbi 50 demonstrues, duke akuzuar një pjesë të policisë për sjellje antiligjore. Ai bëri thirrje që, sipas tij, policët e ndershëm të mos zbatojnë urdhra që i cilësoi si të paligjshëm.

Nga ana tjetër, deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me pretendimet e ngritura nga kreu i opozitës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu