‘Suspicious’: ASOS founder falls to death from 17th storey

 

Quentin Griffiths, një nga bashkëthemeluesit e gjigantit britanik të modës online ASOS, ka ndërruar jetë në Tajlandë në moshën 58-vjeçare.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Griffiths humbi jetën pas një rënieje nga një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin Pattaya. Autoritetet tajlandeze kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje përfundimtare mbi shkaqet.

Burime pranë hetimit kanë bërë me dije se po shqyrtohen të gjitha pistat, ndërsa pritet edhe rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.

Griffiths ishte një nga figurat kyçe në themelimin dhe zhvillimin e ASOS, një prej platformave më të mëdha të modës online në botë, e themeluar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2000. Vdekja e tij ka shkaktuar reagime në industrinë e modës dhe biznesit britanik.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu