Kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë Michel Tarran u ka bërë thirrje palëve politike në vend që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të bëjnë të mundur votën e diasporës. Thirrjen, ambasadori i BE-së e bëri gjatë një tryeze të përbashkët diskutimi me KQZ-në për procesin zgjedhor me temë ‘Zgjedhjet 2025’.‘
Sfidë e pazgjidhur ende zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim, duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve. Ky konsensus duhet të bazohet në bashkëpunim dhe një qasje e tillë do të çonte në votimin nga jashtë vendit. OSBE ehte e angazhuar për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve dhe proceset zgjedhore. Ju ftoj ta shihni prezencën OSBE-së. Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje.’- tha Tarran.
Diplomati i OSBE-së bëri thirrje gjithashtu që të realizohet Reforma Zgjedhore e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ndërsa rikonfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e tyre për çuarjen para të procesit. / shqiptarja.com