Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur me ceremoni solemne kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në objektin e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, duke i rezervuar një pritje protokollare me tapet të kuq dhe gardë nderi të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rama mbërriti në selinë e qeverisë ku u zhvillua takimi zyrtar me Kurtin, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë. Ceremonia shtetërore theksoi rëndësinë e kësaj vizite, e cila vjen në një moment të rëndësishëm për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryeministri shqiptar është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimet pritet të fokusohen në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin rajonal dhe çështje me interes të përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu