Një 23-vjeçar ka humbur jetën në Librazhd pasi dyshohet se u dëmtua aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte automjetin e tij në një servis.

I riu, me inicialet L.D., u transportua me urgjencë në Spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ndodhi në servisin e një shtetasi me inicialet I.P., ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si edhe për dokumentimin ligjor të rastit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu