Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla gjatë një takimi me gratë në Golem, foli edhe për pasojat që po japin protestat e dhunshme në Tiranë për imazhin e Shqipërisë dhe sektorin e turizmit.

Ndërsa e cilësoi Golemin si kryeqytetin e turizmit, Balla theksoi shqetësimin e bizneseve turistike për pamjet e dhunës në kryeqytet, duke deklaruar se ato po dëmtojnë imazhin e turizmit shqiptar dhe po ndikojnë në anulimin e rezervimeve.

Sipas Ballës, bizneset e turizmit dënojnë dhunën, të cilën ai ia atribuoi aktorëve politikë vendas dhe ndikimeve të huaja, që sipas tij janë armiqësore ndaj Shqipërisë.

Ai nënvizoi se pasojat e këtyre pamjeve shtrihen përtej Tiranës, duke prekur edhe sipërmarrjet turistike, të cilat varen nga imazhi i vendit dhe besimi i vizitorëve vendas e të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu