Serialet turke, të njohura si “dizi”, kanë fituar famë globale duke tërhequr miliona shikues dhe duke u shitur në afro 170 vende. Prodhime si “Sulejmani i mashërishëm”, që rrëfen historinë e Sulltan Sulejmanit  kanë krijuar një fenomen kulturor, madje edhe aktori hollivudian Bradley Cooper është deklaruar fans i tyre.

Por tashmë kjo industri e suksesshme po përballet me një sfidë të re: inflacionin e lartë në Turqi. Rritja e kostove të prodhimit, nga pagat e aktorëve te skenografitë dhe shpenzimet teknike, po vë nën presion kompanitë televizive dhe producentët, duke rrezikuar ritmin e projekteve të reja.

Pavarësisht suksesit ndërkombëtar dhe të ardhurave nga eksporti, prodhuesit po detyrohen të rishikojnë buxhetet dhe strategjitë, ndërsa tregu global bëhet gjithnjë e më konkurrues. Inflacioni mund të ndryshojë mënyrën se si realizohen serialet turke, duke sjellë më pak episode ose prodhime më të përmbajtura financiarisht.

Megjithatë, ekspertët besojnë se popullariteti i “dizi”-ve mbetet i fortë dhe se industria ka ende potencial për t’u përshtatur me realitetin ekonomik./FT

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu