
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi një tjetër hap në kuadër të marrëveshjes trilaterale mes Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, pas një takimi të përbashkët të shefave të shtabeve të tre vendeve.
Sipas Vengut, bashkëpunimi synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse përmes më shumë ndërveprueshmërie, rritjes së gatishmërisë operacionale dhe zgjerimit të bashkëpunimit ushtarak.
Fokusi i kësaj nisme do të jetë zhvillimi i stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për t’u përballur me sfidat e sigurisë dhe kërcënimet hibride.
Ministri bëri të ditur se viti 2026 do të shënojë organizimin e stërvitjes së parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO dhe me objektivat euroatlantike të vendeve pjesëmarrëse.






