Tensione të forta u regjistruan mbrëmjen e sotme para ambienteve të Parlamentit, ku protestuesit hodhën bomba molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë.

Nga pamjet e publikuara, disa efektivë janë përfshirë nga flakët pas shpërthimit të një molotovi. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo nëse policët kanë pësuar dëmtime.

Policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Pas sulmit, forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën, duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.

Situata në zonë mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë rritur shqetësimin për përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc zyrtar për të lënduar apo të arrestuar, ndërsa pritet një reagim i institucioneve për ngjarjen.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu