
Sot ishte dita e dytë e shpalosjes së deklaratave përmbyllëse në rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.
Në përmbylljen e deklaratave, Prokuroria foli për rolin e të akuzuarve dhe tha se Thaçi kishte gënjyer disa herë ndërkombëtarët, duke kërkuar që të merren me rezerva pretendimet e mbrojtjes për rolin e të akuzuarve në UÇK.
Mbrojtësi i viktimave, ndërkaq, tha se pret që në vendimin për këtë rast të dëgjohet zëri i viktimave. Gjatë deklaratës u tha se viktimat pësuan dëme fizike që u tejkaluan, por “dëmi psikologjik ua ndryshoi jetën”
Ish-eprorët e UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.
Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.
Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit./rel






