Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Privatësia”, duke arrestuar një shtetas nga Kosova i dyshuar për shantazh me materiale intime.

Sipas uniformave blu, menjëherë pas marrjes së informacionit se një 37-vjeçar po kanoste një 26-vjeçare përmes thirrjeve dhe mesazheve në një platformë komunikimi, u organizua ndërhyrja për kapjen e tij.

Në pranga u vu shtetasi H. L., 37 vjeç, banues në Kosovë, i cili dyshohet se i kishte kërkuar të resë 100 mijë euro, duke e kërcënuar se do të publikonte në rrjetet sociale foto dhe video me përmbajtje intime nëse nuk paguante shumën.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj të arrestuarit rëndon akuza “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu