Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar këtë të diel, 8 shkurt, në qytetin e Vlorës. Pas incidentit, ai është transportuar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas raportimeve paraprake, Cakrani është goditur teksa ndodhej në një pikë karburanti.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Cakrani është pjesë e ekipit mbrojtës të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, ku Meta përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu