Kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla theksoi se viti 2026 pritet të jetë ndër më intensivët për punën parlamentare në funksion të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë një takimi ndërgjegjësues të KKIE, ai nënvizoi se siguria ushqimore përbën një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më sfidues të negociatave, pasi lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e qytetarëve, besimin e konsumatorit dhe funksionimin e tregut të brendshëm.
Ai kërkoi rritjen e kontrolleve, forcimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe investime në laboratorë e pika kufitare, duke paralajmëruar se sfidat si hyrja e ushqimeve të skaduara kërkojnë një qasje më të koordinuar mes institucioneve.
Sipas tij, Shqipëria gëzon një mbështetje të jashtëzakonshme publike për integrimin europian, por anëtarësimi kërkon standarde më të larta dhe zbatim real të ligjeve. Balla theksoi se vendi është në rrugën e duhur, por duhet të rrisë ritmin e reformave, me synimin për të mbyllur kapitujt kryesorë deri në fund të dekadës dhe për ta parë flamurin shqiptar të valëvitet në Bruksel si vend anëtar i BE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu