
Ka nisur me debate mbledhja e Byrosë së Kuvendit për shqyrtimin e ankimit të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga salla më 18 dhjetor.
Pavarësisht kërkesës së opozitës që mbledhja të zhvillohej me praninë e kamerave, kjo nuk u lejua por deputetët kanë hapur video “live” në Facebook.
Belind Këlliçi: E keni bunkerizuar Kuvendin e Shqipërisë. Kemi kërkuar praninë e mediave në këtë mbledhje, por ju i shmangi transparencës. Kjo është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu. Niko Peleshi, nuk do duhej t’i shmangej kësaj mbledhjeje. Ju me gardë keni marrë zvarrë opozitën, ndërkohë që jeni kthyer në mburojë të krimit dhe korrupsionit.
Vokshi: Kush je ti që të ma heqësh fjalën, po gënjen, po mashtron
Balliu: Kush mashtron të mos flasë, presim reflektim nga ju, mos të vazhdoni vjedhjen






