Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat zyrtare mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 17:00.

Sipas të dhënave të përditësuara në platformën zyrtare të KQZ-së, janë procesuar 97.54% e vendvotimeve, ndërsa pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 38.01%.

Kjo nënkupton se deri në këtë orë kanë votuar gjithsej 759.877 qytetarë me të drejtë vote, nga rreth 2 milionë votues të regjistruar në listën zgjedhore.

KQZ bën me dije se procesi i votimit po zhvillohet normalisht në shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa të dhënat për pjesëmarrjen po përditësohen në kohë reale. Harta e publikuar nga KQZ pasqyron nivelin e daljes në votime në të gjitha komunat e vendit, duke treguar diferenca mes zonave urbane dhe atyre rurale.

Vendvotimet qëndruan të hapura deri në orën 19:00.

Dalja më e madhe është regjistruar në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, ndërkaq në kryeqendër, Prishtinë, dalja deri në orën 17:00 ishte 45.59 për qind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu