Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka ndarë një mesazh të veçantë për Krishtlindje, duke publikuar një grafikë të realizuar nga i ati, Jorgaqi  në fillim të viteve ’90. Në postimin e tij,  me grafikën e grazhdit, Krishtit të sapolindur, me Marinë dhe Jozefin, Gogu shprehet se ndonëse i ati nuk jeton më, kjo vepër artistike i kujton se dashuria nuk largohet kurrë, por lë gjurmë të forta dhe mbetet gjithmonë pranë njeriut.

Në reflektimin e tij për festën e Krishtlindjes, Gogu thekson se kjo ditë përkujton afrimin e Perëndisë me njerëzit jo si një ide abstrakte, por si Njeri, duke hyrë në historinë tonë për të nisur ripërtëritjen dhe për të mos e lënë njeriun rob të errësirës, fajit apo dëshpërimit.

“Uroj që kjo Krishtlindje t’ju sjellë paqe në shtëpi, butësi në zemër dhe guxim për të nesërmen, sepse mëshira e Perëndisë e nis rishtas jetën, edhe aty ku ne shohim vetëm zbrazëti.” e përfundon mesazhin e tij ministri Gogu, i cili i përket besimit të krishterë protestan ku është edhe pastor (njejtë si roli i priftit te të krishterët katolikë apo ortodoksë).

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu