Temperaturat ekstreme kanë përfshirë Siberinë, ku në rajonin e Yakutia është regjistruar -56°C, temperatura më e ulët në Tokë në këtë moment.

Situata më e vështirë raportohet në fshatin Tiksi, ku banorët po përballen me një stuhi të fuqishme dëbore që vijon prej tre ditësh rresht. Erërat e forta dhe ngricat kanë paralizuar jetën e përditshme, duke e bërë pothuajse të pamundur lëvizjen.

Autoritetet lokale kanë pezulluar mësimin në shkolla, ndërsa kopshtet kanë ndërprerë aktivitetin, për të shmangur rrezikun për fëmijët. Shërbimet emergjente janë në gatishmëri, ndërsa banorët këshillohen të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Ekspertët paralajmërojnë se kushtet ekstreme mund të zgjasin edhe disa ditë, duke e bërë këtë një nga episodet më të ashpra të dimrit arktik në vitet e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu