Ministria e Jashtme greke reagoi sot për heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë duke i kërkuar qeverisë shqiptare që t’i mundësojnë menjëherë të ushtrojë detyrën e deputetit të parlamentit europian, duke filluar nga punimet e trupës së PE më 16 korrik, në Strasburg.
Për ministrinë e jashtme grekeky ishte një përfundim i parashikuar i një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor.
Në deklaratë zyrtare të saj theksohet se Greqia kishte shprehur me kohë shqetësimin e saj të fortë për mungesën e prezumimit të pafajësisë, dhe ndalimin e betimit.
Jehon në shtetin fqinj ishte e madhe sa reagoi edhe partia opozitare Syriza e cila e quan dështim të madh të qeverisë greke, për ta bërë çështjen Beleri çështje evropiane. Ndërsa deklaratat e Belerit nga KQZ janë transmetuar të plota në mediat greke.
Një eurodeputete italiane e cila fitoi mandatin duke qenë nën arrest në Budapest u lirua muajin e kaluar për të nisur punë në parlamentin europian.