Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 40-vjeçare është vrarë me thikë nga partneri i saj. Mediat italine raportojnë se autori i identifikuar i krimit Ana Tagliaferri e ka goditur me thikë 8 herë partneren e tij Ana Tagliaferri, duke e lënë të vdekur, e më pas i ka dhënë fund edhe jetës.

Sipas mediave 40-vjeçarja zotëronte një pastiçeri të njohur në qytetin Cava dei Tirreni, në Italinë jugore.

Domenico e goditi Annën me thikë tetë herë në qafë dhe fytyrë. Gjatë përleshjes, ai plagosi lehtë edhe nënën e saj, e cila u përpoq ta mbronte vajzën e saj. Dëshmitarja e vetme e sulmit, ajo tani ndodhet në spital në gjendje shoku.

Kryetari i bashkisë së Cava dei Tirreni i dha së fundmi gruas fatkeqe, së bashku me vëllezërit e motrat e saj, çmimin për pesëdhjetë vjet aktivitet të suksesshëm tregtar. Bashkia njoftoi se, në shenjë zie, të gjitha ngjarjet që do të ishin organizuar për Krishtlindje dhe Vitin e Ri po anulohen./vizion plus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu