
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”. Gjatë fjalës së tij për numrin një të qeverisë, ai theksoi se sot mbështetja e qeverisë për bujqësinë nuk është më simbolike, por me një buxhet të plotë.
Ai tha se një dekadë më parë në Shqipëri bujqësia nuk ishte në kushtet e sotme, pasi mbështetja ishte vetëm 5,600 lekë, ndërsa sot shkon në 65,700 lekë.
“Unë besoj shumë te ju dhe te gjithë ata që, në kushte absolutisht të pakrahasueshme me sot, një dekadë më parë ishin aty tek toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë do të përballojë edhe këtë sfidë. Janë të ndryshme sfidat, por në thelb kanë të bëjnë me vullnetin për sukses, sepse asokohe bujqësia shqiptare ishte një sektor i braktisur totalisht, një dekadë e pa më parë.
Numri i fermerëve që merrnin një mbështetje simbolike nga shteti ishte 5,600; sot është 67,500 dhe nuk bëhet fjalë për një mbështetje simbolike, por për një mbështetje që peshon në portofolin e fermës. Eksportet ishin thjesht aktivitet i një grupi njerëzish që ia kishin dalë deri aty, dhe defiçiti tregtar ishte katastrofë unike. Ndërkohë, sot produktet tona shkojnë në 80 vende të botës”, tha Rama./vizion plus






