Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Kukësit.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në rrethana ende të paqarta. Të plagosur kanë mbetur shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç. Mësohet se njëri prej tyre është goditur me qytën e automatikut, ndërsa tjetri është plagosur me armë zjarri dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Prizren.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, të cilët janë identifikuar nga Policia dhe janë shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokuroria, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit dhe dokumentimit ligjor të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu