
Mirditë – Strukturat e Komisariati i Policisë Mirditë kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”, në kuadër të goditjes së rasteve të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll një automjet tip “Golf”, në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, në drejtim të hyrjes së qytetit të Rrëshen, ku dyshohej se udhëtonte një shtetase e armatosur.
Nga kontrolli i ushtruar në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak, si dhe automjetin me të cilin qarkullonte shtetasja.
View this post on Instagram
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasja J. B., 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Lezhës, për veprime të mëtejshme hetimore.






