Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, zhvilloi paraditen e sotme një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar ku  ka denoncuar ashpër atë që e cilësoi si kërcënime ndaj punonjësve të zbatimit të ligjit dhe familjarëve të tyre, duke paralajmëruar se kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegjësi personale politike për çdo akt intimidimi, ndërsa deklaroi se persona të afërt me Ramën “flisnin sot për luftë” për shkak se, sipas tij, prokuroria po heton figura të pushtetit.

Berisha e cilësoi situatën si tipike për një “narkoshtet”, duke krahasuar rastin e Belinda Ballukut me precedentë të mëparshëm, ku zyrtarë të lartë si Ilir Meta, Fatmir Mediu dhe Ilir Rusmali, sipas tij, kanë dhënë dorëheqje ose janë shkarkuar për çështje shumë më të vogla. Ai akuzoi Ramën se ka ndërmarrë “hapin e turpit” duke e çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe se prej ditësh, sipas tij, po falsifikohen e modifikohen prova, ndërsa përgëzoi SPAK për kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut, duke theksuar se kjo është e domosdoshme për mbrojtjen e interesit publik dhe se çdo përpjekje për ta shmangur drejtësinë është e papranueshme.

Berisha pretendoi se Belinda Balluku zotëron rreth 300 apartamente, ndërsa akuzoi Ramën se ka pasuri edhe më të mëdha, duke e lidhur këtë me ndërtimin e kullave në Tiranë. Ai po ashtu deklaroi se Ergys Agasit i janë gjetur shishe vere me vlerë rreth 4 milionë euro, duke i cilësuar këto pasuri si të paprecedenta dhe të lidhura me korrupsionin shtetëror. Sipas Berishës, e gjithë kjo tregon një situatë dramatike, ku interesat e qytetarëve shqiptarë, sipas tij, po shkelmohen çdo ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu