Për të festuar nisjen e turneut të ri, Backstreet Boys kanë publikuar një version të veçantë video të këngës së famshme “I Want It That Way”, të titulluar “very special 2025”.

Ky projekt është realizuar për të shënuar 25-vjetorin e albumit legjendar “Millennium”, një prej punëve më të suksesshme në historinë e muzikës pop, si dhe për të paralajmëruar residencën e tyre të ardhshme në Sphere në Las Vegas.

Versioni i vjetër:

Videoja e re është xhiruar në format vertikal, në një sekuencë të vetme pa ndërprerje, duke rikrijuar ambientin ikonik të hangarit nga klipi origjinal i vitit 1999. Edhe veshjet mbeten besnike ndaj versionit klasik, me outfit-e të bardha, që kanë shënuar një epokë për fansat e grupit.

Versioni i ri:

 

y ri-interpretim modern kombinon nostalgjinë e viteve ’90 me estetikën e re digjitale, duke e përshtatur një hit historik me formatet bashkëkohore të konsumit të muzikës në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu