Tirana ka prekur fundin! Bardheblutë pësuan një tjetër humbje zhgënjyese. Në derbin e kryeqytetit, Dinamo fitoi me shifrat e thella 6-2, në një ndeshje pa shumë histori.

Humbje turpëruese për Tiranën, që mbetet në vendin e fundit dhe rreziku i rënies bëhet gjithnjë dhe më i madh.

Guindo zhbllokoi takimin në minutën e pestë, ndërsa Qardaku dhe Bregu vazhduan spektaklin e golave në pjesën e parë. Në fundin e fraksionit, Rafa shënoi për Tiranën, duke ngushtuar shifrat.

Në pjesën e dytë, Dinamo shënoi edhe tre herë të tjera, me Lorenco Vilën, Eridon Qardakun dhe Dejvi Bregun. Golin e dytë për Tiranën, e shënoi Etien Tare në minutën e 76-të.

Me këtë sukses, Dinamo ngjitet në vendin e katërt me 23 pikë, ndërsa Tirana mbetet në fund me shtatë pikë.

/tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu