
Një plagosje e rëndë është regjistruar në fshatin Qerret të Durrësit ku një shtetasi E.S., ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin e identifikuar si H.S., 41 vjeç.
Ndërkohë, 41-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, blutë janë në kërkim të autorit të plagosjes.
Konflikti në Qerret që përfundoi në plag*sje me th*kë, 20-vjeçari dërgohet drejt Urgjencës së Durrësit
Njoftimi i policisë:
Durrës
U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.
Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.







