Një autobus urban i linjës “Green Line Tirana” ka dalë nga rruga mbrëmjen e sotme dhe është përplasur me trafikndarësen në zonën pranë Pallatit me Shigjeta, afër Kompleksit Delijorgji.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë marrë lëndime, ndërsa 3 pasagjerë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Gjithashtu, disa automjete janë dëmtuar nga përplasja, për shkak të devijimit të papritur të autobusit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu