
Festa e 28 Nëntorit është dita e flamurit, por për disa politikanë duket se është kthyer edhe në ditën kombëtare të gafave. Pas deklaratave të bujshme të Donika Gërvallës dhe Flamur Nokës, “korit” të lapsuseve sot i është bashkuar edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e cila deklaroi në Vlorë se “28 Nëntori është data e shpalljes së pavarësisë së qytetit të Shqipërisë“, ndezi reagime dhe humor online.
Ndërsa Flamur Noka u bë viral, pasi u shpreh se “Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë“, duke ngatërruar Vlorën me Krujën .
View this post on Instagram
Por nuk përfundon këtu.
Në urimin e tij, Dimal Basha tha se “sot festohet dita kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin në Lezhë“, një tjetër vend që nuk përputhet as me faktet historike dhe as me simbolikën e 28 Nëntorit.
Tre deklarata, tre versione, tre qytete.
Dhe asnjë prej tyre nuk lidhet me Vlorën e 1912-s, as me aktin e Ismail Qemalit, as me ngjarjen e 1443-it kur Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë.
Rrjetet sociale kanë shpërthyer me humor, ndërsa qytetarët po konkurrojnë me meme duke pyetur se “ku do ta ngrejë flamurin politikani i radhës?”.







