Selvije Jao, ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit ka reaguar për ndarjen e papritur nga jeta të këngëtarit të njohur. Përmes një Instastory ajo ka zbuluar se këngëtari ka ndërruar jetë në duart e saj.

Ish-bashkëshortja e prekur nga vdekja e Kasapit shton se ai la djalin e tyre jetim në një moshë kur ka më shumë nevojë për të. Këngëtari u nda nga jeta këtë mërkurë pasi nuk i ka mbijetuar atakut kardiak, ndërkohë që nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër.

“Ndrove jete në krahet e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në ltali, qe te mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më te mire. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!

Sa te afert kemi qene, sa bashkëpunues në privatësine tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le ketu vetëm, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë per ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit qe babi nuk eshte me? Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja te na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën keshtu, o jetë?

Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu te deshi pranë vetes por une mezi pres te zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne”, shkruan ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu