Pas një operacioni që zgjati rreth 15 orë, dy personat e kërkuar Julian Cumrraku dhe Arben Uka janë vetëdorëzuar para forcave të RENEA-s dhe policisë në Orosh të Pukës.

Sipas gazetarit të Top Channel, Klodian Zhivani, dorëzimi erdhi pas ndërhyrjes së motrave dhe vëllezërve të tyre, të cilët bënë thirrje të vazhdueshme që dy të dyshuarit të dilnin vullnetarisht nga banesa ku fshiheshin.

Të dy personat ndodheshin brenda një shtëpie të braktisur, ku fillimisht u pikasën nga policia e Pukës. Për shkak të dyshimeve se ishin të armatosur rëndë dhe të lidhur me një grup terrorist, në mbështetje mbërritën menjëherë forcat speciale RENEA.

Pas vetëdorëzimit, njësitë RENEA pritet të hyjnë në objekt me qen antieksploziv, për të kontrolluar nëse në banesë ndodhen lëndë plasëse apo sende të tjera të rrezikshme.

Operacioni konsiderohet një nga ndërhyrjet më të gjata të muajve të fundit në veri të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu