
Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje Qeverie të premten në ora 09:00.
Të mërkurën nuk u zhvillua mbledhja e përjavshme për shkak të punimeve të Kuvendit, ku u diskutua projektbuxheti i vitit të ardhshëm.
Qëllimi i kësaj mbledhje nuk u bë i ditur. Por më pas, Kryeministria njoftoi se mbledhja e kabinetit qeveritar nuk do të zhvillohet.
Në orën 9:30 zhvillon punimet te Pallati i Brigadave Samiti Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt tregut të Bashkimit Europian./Oranews







