
Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, nga vendi i tij i paraburgimit në burgun e Silivris, i ka dërguar një letër të gjatë mbështetjeje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i riktheu mandatin.
Veliaj e publikoi letrën sot në profilin e tij në Instagram, duke shprehur mirënjohje për të gjithë mbështetësit dhe duke vlerësuar posaçërisht mesazhin e Imamoglut.
Letra e Imamoglut: “Ky është një hap domethënës drejt rikonfirmimit të drejtësisë dhe demokracisë”
Në letrën e datës 11 nëntor 2025, Imamoglu shprehet:
Se ka marrë me “knaqësi të thellë” lajmin për rikthimin e mandatit të Veliajt.
Se vendimi i Kushtetueses përfaqëson “më shumë sesa një lehtësim personal”, por një sinjal të rëndësishëm për qeverisjen demokratike, shtetin e së drejtës dhe sovranitetin e popullit të Tiranës.
Se në kohë kur drejtësia dhe integriteti institucional testohen në shumë vende të botës, ky vendim “rikthen besimin se drejtësia, edhe kur vonon, nuk mohohet dot”.
Ai vlerëson qëndrueshmërinë, qartësinë morale dhe angazhimin e Veliajt për shërbimin publik, duke theksuar se demokracia nuk mbahet vetëm nga institucionet, por nga ata që e mbrojnë me integritet, guxim dhe bindje të palëkundur.
“Struktura jonë e përbashkët për demokracinë na bashkon”
Imamoglu shkruan se:
> “Lufta për demokracinë në një vend është, në thelb, luftë për demokraci kudo.”
Ai thekson se vendosmëria e Veliajt përballë sfidave është frymëzim për ata që besojnë te drejtësia dhe vlerat demokratike, duke i dhënë forcë shumë njerëzve që mbeten të përkushtuar ndaj këtyre idealeve.
Apel për takim në të ardhmen
Në fund të letrës, Imamoglu shpreh:
> “Pres me padurim të takohemi sërish së shpejti, si kolegë, miq dhe besimtarë të palëkundur në premtimin e demokracisë.”
Veliaj: Mirënjohje për çdo letër mbështetjeje
Bashkë me publikimin e letrës, Veliaj shprehu falënderime për qytetarët që i kanë dërguar çdo ditë mesazhe dhe letra mbështetëse, ndërsa vuri në dukje se mesazhi i Imamoglut ishte një prej atyre që e preku më shumë.







