
Për rreth dy orë, deputet i PD, Oerd Bylykbashi u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me një kallëzim të bërë nga ligjvënësit demokratë.
Bylykbashi u shpreh se ishte ne SPAK në cilësinë e një prej kallëzuesve në lidhje me atë që ai e quajti “afera e Eco Parkut në Durrës”.
Ndërsa i pyetur nëse ka marrë thirrje nga SPAK për dosjen e 21 janarit, si pjese e kabinetit të Sali Berishës në atë kohë, Bylykbashi tha: “Jo nuk kam ftesë të tillë”.
Oerd Bylykbashi: Unë sot isha në cilësinë e një prej kallëzuesve të deputetëve të PD, në lidhje me aferën e Eco Parkut. Është një kallëzim i bërë në mars 2024 dhe që është bashkuar dhe me një procedim që ka nisur kryesisht nga SPAK. Unë jam një nga kallëzuesit. Një kallëzim i bazuar ne hetimet e ekspertëve anti korrupsion dhe ligjor të PD.
Kallëzimi është publik, ne kemi bërë një konference, e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, diçka që më pas një kompani që është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve, e ka bërë për 6.5 mln euro, dmth 12.5 mln euro janë vjedhur. Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë. Mbi bazën e atij kallëzimi dhe sot isha në këtë cilësi.
Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes.
Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes.
A keni marrë ftesë nga SPAK për 21 janarin?
Oerd Bylykbash: Jo nuk kam ftesë të tillë, unë atë ditë nuk kam qenë në Shqipëri, por nuk kam ftesë.







