Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një fjalim të ashpër në protestën e organizuar para Kryeministrisë, ku inauguroi atë që e quajti “foltorja parlamento-qytetare”, një platformë që sipas tij i jep zë qytetarëve të përjashtuar nga debati parlamentar.

Berisha e krahasoi lirinë me një lumë që “askush nuk mund ta ndalë”, ndërsa akuzoi qeverinë Rama për shndërrimin e shtetit në “narko-shtet” dhe për përzënien e qindra mijëra shqiptarëve nga vendi.

Pjesë nga fjalimi i Sali Berishës:

Liria është si një lumë që nuk mund ta ndalësh. Nëse guxon ta bllokosh, ajo çan një kanal. Kjo është foltorja parlamento-qytetare që inaugurojmë sot, para pallatit të krimit, para pallatit të krimit shtetëror ndaj shtetit shqiptar.”

“Jemi para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Lubinë, të cilët me vjedhjen dhe plaçkitjen e tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend si askund tjetër në kontinent.”

“Përpjekjet e opozitës për zgjedhje dhe rotacion u përballën me tonelatat e eurove të drogës, me ushtrinë terroriste të patronazhistëve, me burimet financiare dhe logjistike të narko-shtetit. Largimi nga pushteti është tmerri i tyre, për shkak të krimeve që kanë kryer.”

Protesta si nisje e një “foltoreje të përjavshme”

Berisha paralajmëroi se kjo protestë është vetëm fillimi dhe se foltorja para Kryeministrisë do të zhvillohet një herë në javë, deri në atë që ai e quajti “çlirimi i shtetit nga krimi dhe korrupsioni”.

Protesta shënon një përshkallëzim të aksionit politik të opozitës, e cila prej muajsh akuzon qeverinë për autoritarizëm, keqqeverisje dhe manipulim zgjedhjesh.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu