
Pas detonatorëve të gjetur në Leposaviq, ka reagur ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se Serbia vazhdon ende të planifikojë sulme terroriste ndaj Kosovës.
Por sipas Sveçlës shtrirja e Policisë së Kosovës, shmangi shumë sulme të rrezikshme terroriste që do të mund të ndodhnin.
“Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës. Dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq. Shtrirja e Policisë së Kosovës, prania e insitucioneve tona të sigurisë, ka bërë të mundur që të tilla mjete që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen e të shmangen apo minimizohen raste të sulmeve të rënda që për qëllim kanë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe kësisoj frikësimin e qytetarëve”, shkroi ministri Sveçla në Facebook.
Pas detonatorëve të gjetur në Leposaviq, ka reagur ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se Serbia vazhdon ende të planifikojë sulme terroriste ndaj Kosovës.
Por sipas Sveçlës shtrirja e Policisë së Kosovës, shmangi shumë sulme të rrezikshme terroriste që do të mund të ndodhnin.
“Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës. Dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq. Shtrirja e Policisë së Kosovës, prania e institucioneve tona të sigurisë, ka bërë të mundur që të tilla mjete që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen e të shmangen apo minimizohen raste të sulmeve të rënda që për qëllim kanë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe kësisoj frikësimin e qytetarëve”, shkroi ministri Sveçla në Facebook.
Dhjetë detonatorë ndezës me kabllo janë gjetur në Leposaviq të shtunën.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, ato janë gjetur nga njësi të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në afërsi të lumit të fshatit Gnjezhdan./Koha Ditore







