Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit ku i vrarë mbeti Gilmando Dani dhe i plagosur rëndë, Muçi Shaljani Sheqeri.

Dyshohet se atentatorët kanë pasur informatorë që në Spanjë, për shkak se avioni është vonuar me disa orë. Linja ka patur për të ardhur në Shqipëri në orët e para të mëngjesit, por më pas udhëtimi është shtyrë për në drekë, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Makina “Toyota” ka pritur ekzaktësisht 10 minuta në rrethrrotullim i ndaluar. E gjithë zona në momentin e ardhjes së makinës nga Nikla deri në Rinas dhe më pas janë larguar në të njëjtin drejtim ka qenë pa energji elektrike. Kjo për hetuesit ka dyshime të forta pasi nga mungesa e energjisë asnjë kamer nuk e ka fiksuar lëvizjet e mjetit të autorit gjatë rrugës./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu