Pas disa javësh hetimesh me metoda proaktive, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Rented”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë dy shtetase nga Kazakistani, të cilat ushtronin prostitucion në dy apartamente të marra me qira në qytetin e Elbasanit.
Po ashtu, është proceduar penalisht pronarja e apartamenteve, një 39-vjeçare që i kishte dhënë ambientet me qira.

Të arrestuarat dhe provat e sekuestruara

Policia bëri të ditur se në pranga kanë rënë:

  • Z. M., 37 vjeçe, banuese në Kazakistan;
  • N. S., 38 vjeçe, banuese në Kazakistan.

Të dyja akuzohen për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa pronarja e apartamenteve, M. C., 39 vjeçe, banore në Elbasan, procedohet penalisht për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Gjatë kontrolleve në dy apartamentet u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme, celularë dhe dokumente identifikimi, të dyshuara si prova materiale të aktivitetit të paligjshëm.

Hetimet vijojnë

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për identifikimin e mundshëm të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu