Demokrati Zohran Mamdani, 34 vjeç, ka fituar zgjedhjet për kryebashkiak të qytetit të Nju Jorkut, duke u bërë myslimani i parë që drejton qytetin më të madh të SHBA-së.

Mamdani, i cili e përshkruan veten si socialdemokrat, fitoi me një platformë që premton taksimin e milionerëve për të financuar transport publik falas, çerdhe universale dhe ulje të qirave.
Në fjalimin e fitores, ai tha:

“Në këtë moment errësire politike, Nju Jorku do të jetë drita.”

Ai u përball me ish-guvernatorin Andrew Cuomo (i pavarur) dhe kandidatin republikan Curtis Sliwa. Presidenti Donald Trump kishte kërcënuar se do të ndërpriste financimet federale për qytetin nëse Mamdani fitonte.

I lindur në Kampala të Ugandës dhe rritur në Bronx, Mamdani u mbështet nga figura të majta si Bernie Sanders, i cili e quajti “një nga fitoret më të mëdha politike të kohëve moderne”.
Në fjalimin e tij, Mamdani u zotua se do të ndërtojë “një qytet që punëtorët mund ta duan dhe të jetojnë në të sërish”.

Ndërkohë, demokratët fituan edhe garat për guvernatorë në Virxhinia dhe Nju Xhersi, ndërsa në Kaliforni u miratua referendumi për ridizenjimin e hartës elektorale në favor të partisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu