
Bëhet me dije se një i ri 33 vjeç është paraqitur në urgjencën e spitalit të Durrësit për mjekim pasi ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbë.
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Bëhet me dije se një i ri, 33-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit të Durrësit për mjekim pasi ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbë.
Në spital kanë shkuar inspektorë të krimeve, por i plagosuri ende nuk ka treguar se kush e ka plagosur apo për vendndodhjen e ngjarjes.
Ndërsa sipas mjekëve, jeta e të plagosurit nuk është në rrezik. /shqiptarja







