Muaji i flamurit do të ndriçojë skenën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) me 17 shfaqje të jashtëzakonshme, që bashkojnë artin, muzikën, traditën dhe krenarinë kombëtare.

Nëntori çelet me baletin “La Sylphide”, një nga veprat më poetike të repertorit klasik që sjell butësinë, ëndrrën dhe tragjedinë e dashurisë.

Premierë e muzikës së George Enescu në Tiranë – një mbrëmje e rafinuar kushtuar gjeniut rumun dhe trashëgimisë së tij muzikore.

“Shqipëri o nëna ime” – premiera e Ansamblit Popullor, një shfaqje që i kushtohet flamurit dhe atdheut, e mbushur me ndjenja dhe energji shqiptare.

Një koncert i ndjerë nën dirigjimin e James Ross bashkon tingullin dhe poezinë në një mbrëmje të paharrueshme.

Ermonela Jaho dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së do të ngjiten në skenë në Gjakovë, me një Gala të jashtëzakonshme në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit”.

Kori i TKOBAP-së do të performojë në bashkëpunim me Ambasadën e Kroacisë dhe JKN, duke sjellë një koncert unik ndërkombëtar.

Një koncert recital “Violinë & Piano” nga artistet Ejona Nako dhe Ina Petrollari Laco pritet të magjepsë publikun me finesën e muzikës klasike.

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së sjell madhështinë e klasikëve me koncertin “Beethoven & Mozart”.

“Kënga e Mjellmës”, cikli i fundit i Franz Schubert, do të vijë në premierë absolute, një udhëtim poetik mes jetës dhe përjetësisë.

Check Boys – Boni Puer, kori i famshëm botëror nga Çekia, do të sjellë 35 djem në një super koncert në TKOBAP dhe më pas në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Ditën e Flamurit, Orkestra Simfonike e RTSH-së dhe ajo e TKOBAP-së do të bashkohen në një koncert të veçantë që i kushtohet Historisë dhe Filmit Shqiptar, të treguar në mënyrë magjike përmes tingujve.

Ansambli Popullor do të mbyllë muajin me performanca në Fier dhe Vlorë, duke përhapur ritmin dhe shpirtin e traditës shqiptare në çdo skenë.

Nëntori në TKOBAP nuk është thjesht një muaj arti – është një festë e identitetit dhe krenarisë kombëtare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu