Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca për shqyrtimin e ankimimit të paraqitur nga Erion Veliaj, pas vendimit për shkarkimin e tij nga detyra dhe shpalljes së datës së zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Tiranës.

Në hapje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencës kërkuan që Gjykata Kushtetuese të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit të Presidentit, të përfshirë në këtë çështje pas ankimimit të Veliajt. Ata argumentuan se nuk u është dhënë kohë e mjaftueshme për paraqitjen e argumenteve ligjore.

“Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona,” deklaroi përfaqësuesja ligjore e Presidencës.

Pas kësaj kërkese, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendim në lidhje me kërkesën e paraqitur dhe doli me vendimin negativ për presidencën.

Në seancë janë të pranishëm:

  • Përfaqësuesit ligjorë të Erion Veliajt: Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi
  • Përfaqësuesit ligjorë të Kryeministrisë: Erald Jonuzi, Vangjel Duni dhe Irma Qosja
  • Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës: Eriola Shijaku dhe Ilir Rusmali

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu