Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Rreth orës 01:30, një 17-vjeçar që udhëtonte me motor është goditur për vdekje nga një automjet luksoz tip Porsche.

Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, ndërsa drejtuesi i mjetit është Haiti Bajramaj, 32 vjeç. Sipas burimeve të policisë, përplasja ka qenë fatale dhe i riu ka ndërruar jetë në vend, pavarësisht përpjekjeve për ta dërguar në spital.

Makina me targë AB737UI është përplasur me motorin me targë CA305, ndërsa dyshohet se drejtuesi i Porsche-së ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka lëvizur me shpejtësi të lartë.

Pas ngjarjes, Bajramaj është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku po merret në pyetje. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu