Me 113 vota pro, mazhoranca dhe opozita kanë miratuar projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ndërsa me 115 vota pro u miratua Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale.

Për ngritjen e dy komisioneve kanë votuar kundër tre deputetë, ndërkohë që miratimi erdhi pas dakordësisë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Sipas projektvendimit, vendimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të miratohen me shumicën e votave të anëtarëve dhe konsensusin e bashkëkryetarëve.

Tryeza e diskutimeve do të përbëhet nga 16 anëtarë:

  • 7 nga Partia Socialiste,
  • 7 nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike,
  • dhe 2 përfaqësues nga partitë që në zgjedhjet e 11 majit kanë siguruar të paktën dy mandate — Partia Socialdemokrate dhe Partia Mundësia.

Ndërkohë, Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale do të ketë po ashtu 16 anëtarë, por me një ndarje të ndryshme:

  • 8 përfaqësues nga Partia Socialiste,
  • 6 nga Partia Demokratike,
  • 1 përfaqësues nga Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim,
  • dhe 1 nga Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu